Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tregoi këtë të hënë vizionin e vendit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023 duke thënë se vendi po aktivizon potencialin e saj me fokus në investime, prodhim, punësim dhe eksporte.
Erdogan foli nga selia e partisë së tij AKP dhe tha se qeveria po implementon reformat e nevojshme për rritjen ekonomike. “Ne po ndërmarrim reformat e nevojshme për një rritje të fortë në ekonomi. Po i implementojmë me vendosmëri politikat që kemi zhvilluar”, tha ai.
Erdogan komentoi edhe rolin e Turqisë në rajon dhe jo vetëm, por edhe në nivel global. Sipas tij, vendi sulmohet prej rritjes së shtetit turk. “Është fakt që sulmet kundër vendit tonë rriten për aq kohë sa Turqia rritet si në nivel rajonal dhe botëror”, tha ai.
Për Erdoganin zgjedhjet e 2023-shit, do të jenë “një pikë kthese” për Turqinë.