Ditët e fundit çmimet e perimeve dhe frutave kanë filluar të rriten dhe ky është një sulm terrorist ekonomik, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
”Ne nuk do të lejojmë terrorizmin ushqimor”, theksoi presidenti duke paraqitur iniciativën e re të shitjeve nga disa komuna të frutave dhe perimeve me çmime të arsyeshme.
Projekti filloi me 50 pika të shpërndarjes në Stamboll dhe 15 në Ankara dhe synon t’u kundërvihet spekulimeve të supermarketeve.
Komunat duhet të shesin mallrat me çmime të reduktuara deri në gjysmën e tyre.
Në janar, inflacioni në Turqi ishte 20,3%, ndërsa ai i produkteve ushqimore arriti 30,7%, ku kulmi arriti me 64% për frutat dhe perimet.