Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan shpreson që Franca së shpejti do të heqë qafe Presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila sipas tij po kalonte kohë të rrezikshme.
“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë”, u tha Erdogan gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur.”
Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë të tensionuara veçanërisht në muajt e fundit, lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave për Profetin Muhamed në Francë.
Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga armenët etnikë.