Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli në telefon me Aleyna Olmez, e cila u shpëtua pas 248 orësh nga rrënojat e tërmetit.
Ndër të tjera, kreu i shtetit turk, i tha Aleynas që do të shkojë ta vizitojë personalisht kur ajo të kthehet në Ankara nga Stambolli.
“Ju uroj shërim të shpejtë. Ne do të takohemi shumë shpejt. Lutjet tona janë për të gjithë pacientët. Ju keni një emër shumë të bukur, në zyrën time në Presidencë kam një tabelë ku shkruhet emri juaj “Aleyna”.”
Ndërkohë, 17-vjeçarja nga ana e saj e ka falënderuar Presidentin Erdogan për telefonatën.