Bota Erdogan vë në dyshim shëndetin mendor të Macron

Erdogan vë në dyshim shëndetin mendor të Macron

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kritikoi ashpër qëndrimin e homologut të tij francez Emmanuel Macron ndaj myslimanëve, duke vënë në dyshim shëndetin e tij mendor.

“E gjithë ajo që mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë të komuniteteve të tjera fetare në këtë mënyrë, është të kontrollojë së pari shëndetin e tij mendor”, tha Erdogan në një fjalim.

Dy javë më parë, Erdogan e quajti provokim deklaratën e Macron në lidhje me “separatizmin islamik” dhe nevojën për të “strukturuar Islamin” në Francë.

Një projekt-ligj për të luftuar “separatizmin” në Francë, i cili synon Islamin radikal, duhet të paraqitet në fillim të dhjetorit.

Ai synon të forcojë sekularizmin dhe të konsolidojë parimet republikane në Francë dhe përfshin disa elementë që mund të provokojnë tensione me Turqinë, të tilla si mbikëqyrja e shtuar e financimit të xhamive dhe ndalimi i arsimimit të hoxhallarëve jashtë vendit.

Mosmarrëveshja e re bazohet në një varg çështjesh të diskutueshme midis Macron dhe Erdogan, duke filluar nga tensionet mbi fushën e gazit Mesdheut dhe konfliktin libian e deri në konfliktin e Nagarabah-Karabak.