Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën më datë 10 tetor.
Vizita e Erdogan në Shqipëri do të jetë një ditore dhe më pas lideri turk do të udhëtojë drejt Serbisë.
Po ashtu bëhet me dije se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdogan mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.