Erica do të quhet aktorja e parë robot. Inteligjenca artificiale me emrin Erica është një investim që prej vitit 2017, i inxhinierëve japonezë Hiroshi Ishiguro, i cili në të kaluarën prezantoi në botë klonin e vetes, dhe Kohei Ogawa.
Aktorja robot do të luaj rolin e parë në filmin B, xhirimet e të cilit do të përfundojnë në qershor 2021.
Një shenjë epokale për ekranin e madh, xhirimi i parë në botë që mbështetet te një aktor me inteligjencë artificiale. Një histori e lindur në laborator dhe e destinuar të marrë nuanca njerëzore.
Një shkencëtar që përsos ADN-në e njeriut dhe e gjen veten me një projekt plot gracka dhe që mund të dalë nga dora.
Pavarësisht buxhetit të lartë, 70 milion dollarë, Eric Pham, Tarek Zohdy dhe Sam Khoze do të duhet të punojnë shumë për të ngushtuar hendekun e “veprimit mekanik”. Kalimi nga robotika në kinema nuk është aspak i qartë.
Krijuesit e revistës amerikane theksojnë për Hollywood Reporter: “Në metoda të tjera të aktrimit aktorët përfshijnë përvojat e tyre të jetës në rol, por Erica nuk ka përvoja jetësore. Ajo u krijua nga e para për të luajtur rolin. Ne duhej të stimulonim lëvizjet dhe emocionet e robotit përmes seancave një për një, të tilla si kontrollimi i shpejtësisë së lëvizjeve të tij, të folurit me ndjenjat e tij dhe zhvillimin e karakterit të trajnimit dhe gjuhën e trupit”.