Në një konferencë për mediat, Sali Berisha është shprehur për inceneratorin e Fierit se procedura ligjore është e tëra e kryetarit të bashkisë dhe firmës së tij, por ndërkohë që ai nuk u prek fare.
Berisha shprehet se kanë dalë dokumente të rëndësishme të cilat nuk janë konsideruar nga prokurorët e SPAK.
Gazetarja: Ju thatë që SPAK është droguar me paratë e inceneratorëve, a keni ju fakte, prova dhe emra prokurorësh të cilët janë të përfshirë në një korrupsion të tillë?
Sali Berisha: Të them të vërtetën unë me hollësi nuk i njoh, përveç atij Shehaj që është një kriminel që doli i tha shqiptarëve se nuk kishte në makinë materiale elektorale, unë me hollësi nuk i njoh prokurorët që punojnë aty. Unë gjykoj nga faktet, faktet janë këto: Kanë marrë në ndjekje penale për inceneratorin e Fierit për shkak të abuzimit korruptiv me kategorizimin e tokës kaq persona. Procedura ligjore është e tëra e kryetarit të bashkisë dhe firmës së tij, punonjësit kanë përgjegjësi, por përgjegjësinë nr. 1 e ka kryetari i bashkisë i cili nuk u prek. Tani a çoi ai ndonjë qese me para tek ata dhe ky quhet korrupsion monetar, apo morën një urdhër të prerë dhe ky quhet korrupsion politik, unë këto nuk i di, por ky është fakt.
Fakti tjetër është se na dalin dokumente të cilat nuk janë konsideruar, dokumente të rëndësishme, unë e di që ato i ka nxjerrë Erion Veliaj dhe pse jua them unë. Erioni kundër Arben Ahmetaj, por kjo a mundet që një prokuror të mos konsiderojë dokumente? Kjo doli nga brenda. Atëherë ose Veliaj i pagoi apo urdhëroi, ky është korrupsion në çdo variant. Si mundet të fshihen, të mbahen në sirtar dhe të mos vihen në dosje? Ka bërë ndonjë përgënjeshtrim Skapi për këto?
Tjetër, a mundet, a ka logjikë, ligj, a ka parim që mund të pranojë që të vazhdojë disbursimin e parave në një vepër krimi dhe Skapi nuk lëshoi urdhër. Që një prokuror të mos lëshojë urdhër bllokimi të çdo lloj disbursimi, kryen një krim, nuk e bëri se mori para, ndan paratë me ta është më e mundshmja.