Peshëngritësi Erkand Qerimaj renditet i nënti në konkurrimin e tij në Tokio 2020 në peshën deri 81 kg me 338 kilogramë të ngritura në dygarësh. Sportisti shkodran garoi në baterinë B, ku u rendit i pari.
Prova e parë e peshëngritësit 33-vjeçar ishte në 151 kilogramë në stilin e shkëputjes, të cilën ai e kaloi me sukses. Qerimaj ia doli edhe në dy provat e radhës, në peshat 155 kg dhe pastaj 157 kg.
Në shtytje Qerimaj ngriti 181 kilogramë në provën e parë, por nuk ia doli në dy tentativat e tjera, në fillim me 185 kg dhe pastaj me 187 kg. Rezultati në dygarësh prej 338 kg është 8 kilogramë më shumë nga ajo çfarë peshëngritësi shqiptar kishte arritur në stërvitje.
Medaljen e artë e mori kinezi Liu Xiao-jun me 374 kg të ngritura, të argjendën domenikani Zakarias Bonat dhe të medaljen e bronzit italiani Antonio Pizolato.
Kinezi Xiao-jun vendosi tri rekorde të reja olimpike, 170 kg në shkëputje, 204 në shtytje dhe 374 në dygarësh.