Kantautori shqiptar, Ermal Meta, aktualisht një nga emrat më të suksesshëm të muzikës italiane, ka qenë i ftuari special i programit të së dielës, “Domenica In” në televizionin publik italian Rai 1.
Përballë prezantueses së njohur Maria Venier, Ermal Meta ka rrëfyer se në Itali nuk ka pasur probleme diskriminimi.
“Kam mbërritur në Itali në moshën 13 vjeç e jam integruar menjëherë me moshatarët e mi në Pulia. Fëmijët nuk i njohin kufijtë që dinë të rriturit”, tha Ermali.
“Qysh i vogël, isha i bindur se do të bëhesha muzikant. Kam dashur të bëj vetëm këtë gjë në jetë, e isha si një fëmijë ushtar që i vendosja vetes rregulla që i imponoja të zbatoheshin pasi e dija se për të bërë muzikantin e për të kultivuar këtë pasion, duhet një stërvitje e mirë e një dozë e madhe durimi“, rrwfeu ai.
Ermal Meta kujton gjithashtu se rruga e suksesit ku ndodhet sot nuk ka qenë e lehtë, “sidomos kur flitet për botën e artit”.
Kantautori shqiptar kujtoi lidhjen me fansin e vogël 8-vjeçar, me emrin Giuseppe, i cili kishte realizuar një video që brenda pak kohësh pushtoj rrjetet sociale tek shfaqet duke kënduar këngën fituese të Sanrmeos 2018 “Nuk më keni bërë asgjë” një duet i Ermal Meta me këngëtarin italian Fabrizio Moro.
Kantautori shqiptar ndodhet aktualisht në një tur koncertesh live në të gjithë Italinë e më 20 prill do të mbaj një koncert event në Asiago ku së bashku me fansat do të festojë ditën e tij të lindjes.
Këngëtari Erma Meta ka deklaruar se pas koncertit të 20 prillit të këtij viti, do të marrë një fazë pushimi prej 1 viti e gjysmë.