Extra Ermali tregon a ka pasur skena xhelozie nga Ami: Të rrish me...

Ermali tregon a ka pasur skena xhelozie nga Ami: Të rrish me Encën…

Ermal Mamaqi ka folur sot në emisionin “Rudina” në lidhje me xhelozinë e partneres së tij Amarda Toska, për skenat romantike me aktoren Arjola Demiri dhe ato provokuese të Enca Haxhias në filmin “I Love Tropoja”.

Gjatë intervistës ishte Marjana Kondi ajo e cila e nisi këtë temë, duke falenderuar Amin, për të cilën tha se i takon merita për “treçerekun e punës” së tyre me filmin.

Aktorja la të kuptohej se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar pasi as Ermali nuk i kishte lënë Amit shkas për t’u xhelozuar.

Megjithatë Ermali shtoi se pa xhelozi nuk ka ndjenja, ndërsa theksoi me humor se Enca ishte një arsye e madhe për t’u xhelozuar nga partnerja e tij.

“Në qoftë se nuk xhelozi nuk ka ndjenja. Le të themi që Ami donte ta dinte si ishte skenari dhe e ka mirëkuptuar. Unë mundohem që deri në ato limitet që të lejon krijimtaria mos ta shtyj më tej pjesën që ta bëj atë të ndihet keq, pavarësisht se të bësh art është një gjë dhe të bësh familje është një gjë. Por mund t’i kombinosh të dyja, nëse gjen një të mesme. Tashi, të rrish me Encën e mos të jesh xheloze ose me Arjolën që u puthëm. Megjithëse puthja jonë ishte: Unë, sallata dhe Arjola”, u shpreh ai.

Aktori i njohur shtoi se skenat e xhelozisë i ka kaluar tashmë pasi ky nuk ishte filmi i tij i parë i kësaj natyre.

“Guximet ose gjëra të tilla i kemi kaluar me filmin ‘Femrat’ kështu që nuk shtrohet kjo pyetje në vitin 2020 se Arjola është aktore profesioniste dhe filmi duhet përshtatur sipas historisë”, shtoi ai.