Në një lidhje në Skype, për programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja e njohur e serenatave, Ermira Babaliu. Ajo aktualisht ndodhet e izoluar së bashku me bashkëshortin e saj në Miçigan, SHBA.
Ermira Babaliu: Familjarisht jemi mirë, unë jam me emocione sot sepse më vjen keq për çfarë po ndodh në këtë kohë. Por familjarisht jemi mirë, kuptohet jemi të ndarë, unë me Sandrin jemi në shtëpinë tonë, kurse me fëmijët flasim në Skype.
Për sa i përket situatës në Michigan, ajo tregon se është mjaft e rëndë dhe ka mjaft të infektuar. Por njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe respektojnë masat e rrepta që janë marrë.
Ermira Babaliu: Michigani në këtë periudhë është në kohën më të keqe të tij sepse pas New York dhe New Jersey vijmë ne të tretët, me numrin e të prekurve në këtë moment. Situata është në atë kurbën në ngjitje, edhe në javën që vjen dhe në këto dy javë është shumë keq.
Rudina Magjistari: Cilat janë masat që janë marrë?
Ermira Babaliu: Masat janë shumë strikte, që në datën 4 Mars rrimë brenda, shkollat u mbyllën që në 4 Mars dhe që të jem e saktë mundet pjesa më e madhe, por unë po flas për vendin ku po jetoj dhe që në datën 4 dhe ne kemi brenda. Tani të gjithë rrinë brenda, ne bëjmë një shëtitje dhe rrotull lagjes dhe nuk kishte asnjeri.