I dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar për Top Channel lidhur sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim në Tiranë
Escobar thekson se znj. Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden.
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.
Njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga ambasadorja nxiti pak ditë më parë mërinë e Berishës i cili tha se “guvernatorja nuk mund të vendose se kë duan të zgjedhin demokratët”.
Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.