Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Me dopietën e shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Al Ittihad, ai ka shkuar në kuotën e 53 golave për vitin 2023, më shumë se çdo lojtar tjetër.
Portugezi ka kaluar anglezin Harry Kane dhe francezin Kylian Mbappe, të ndalur në shifrën e 52 golave për vitin që po mbyllet. Në vend të katërt të kësaj liste qëndron norvegjezi Erling Haaland, në kuotën e 50 golave.
Veç kësaj, Ronaldo ka shansin ta thellojë diferencën e golave për faktin se ka ende dhe një ndeshje për të luajtur në këtë vit në Arabinë Saudite.
Në gjithë karrierën e tij, Cristiano Ronaldo ka shënuar 872 gola. Një natë më parë 38-vjeçari shënoi 2 gola në sfidën e parë si kundërshtar me mikun e tij Karim Benzema, me të cilin kanë kaluar vite të bukura te Real Madrid.
Pavarësisht kësaj fitore, Al Nassr gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me Al Ittihad e cila udhëheq prej javësh, ku diferenca është 7 pikë. Ndeshja e radhës është ajo e 30 dhjetorit, 3 ditë më pas, ndaj Al Tawoon, ekip i vendit të katërt.