Ofensiva e trupave ruse në Ukrainën lindore “ka nisur”.
Deklaratën e dha guvernatori ukrainas i Lugansk, Sergei Gaïdaï.
“Është një ferr. Sulmi që po flitej prej javësh ka nisur”, tha në Facebook, pasi kishte lajmëruar vdekjen e katër civilëve sot në Kreminna, një qytet i marrë sot nga rusët.
Lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky.
“Rusia ka filluar betejën për të marrë kontrollin e Donbasit”, tha Zelensky.
“Mund të pohojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën po përgatiten prej kohësh. Një pjesë e mirë e ushtrisë ruse po përqendrohet në këtë sulm”, deklaroi presidenti ukrainas.
Luftimet po përqendrohen në këtë moment veçanërisht në qytetet e Rubizhne dhe Popasna, ndërkohë që rusët kanë përforcuar linjën me shtimin e të paktën 10 batalioneve në lindje dhe në jug.