Bota Është vendi i parë që riktheu izolimin, por rastet e reja në...

Është vendi i parë që riktheu izolimin, por rastet e reja në Izrael arrijnë në nivele rekord

Edhe pse ktheu masat e izolimit në fillim të kësaj jave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus, madje nivele të tilla nuk arritën dhe në periudhën e parë të izolimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga 60 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 6861 persona të tjerë rezultuan të infektuar me Covid-19.

Momentalisht në spitale janë të shtruar 1352 persona, 668 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Parashikohet që shtrimet në spitale të shtohen më tej gjatë fundjavës.

Tashmë parashikohet një tjetër mbledhje e qeverisë izraelite për të vendosur ndalimin dhe të disa riteve fetare që mbledhin një numër të madh njerëzish.