Kryesore “Është zhdukur prej 48 orësh”, Berisha: FBI të hetojë se cilat janë...

“Është zhdukur prej 48 orësh”, Berisha: FBI të hetojë se cilat janë pikat që bashkuan Ramën me McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, foli sërish për çështjen “McGonigal”.

Sipas Berishës, kjo çështje e ka vendosur Shqipërinë në mes të një cikloni pasi afera korruptive ka tronditur të gjithë botën e lirë.

Ai i bëri thirrje FBI-së dhe Kongresit Amerikan për zbardhjen me detaje të lidhjeve të ish-zyrtarit Charles McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Një revoltë, e cila padiskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili ia ka mbathur, është zhdukur prej 48 orëve. Ka fluturuar me “Ismailin” apo jo, për këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te George Soros për të kërkuar ndihmë s’kemi asnjë lajm sepse në kodin e mafies lajmet nuk pipëtijnë. Ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar.

Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit. Këtë pasojë që arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të marrë veprime kundër opozitës demokratike të një vendi me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet nga zyrtarë të atij niveli të një vendi të lirë përbën krimin më të shëmtuar të cilët nuk mund të veprojnë kurrë në këtë mënyrë ndaj një tjetër vendi”, tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se Rama përdorur edhe paraardhësin e McGonigal kundër opozitës.

“Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i fut thikën opozitës, për të çimentos pushtetin korruptiv të tij, Rama ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij në çerdhen, në një kënetë të vërtetë korruptive. McGonigal jo rastësisht ka zgjedhur Tiranën megjithatë unë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të hetojnë me seriozitetin më të madh cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal. Kush e solli, kush e rekomandoi? Kush qëndron në mes të këtij akti makabër nga një vend partner ndaj SHBA-ve? Shtoj këtu se në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është dhe paraardhësi i McGonigal, Louis Bladell i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës. I cili rezulton të jetë i implikuar direkt sipas disa të dhënave në beteja kundër opozitës. Por gjithashtu juria e madhe e San Francisco-s e cila ka urdhëruar hetimin e çdo materiali apo personi, komunikimi personal, përfshirë këtu bashkëpunëtorin e McGonigal, Louis Bladeli-n të kontraktuar nga Edi Rama, përfshirë këtu Edi Ramën dhe jo vetëm“, tha Berisha.

Kryetari i PD-së deklaroi më tej se PD po mbledh prova për këtë çështje”.

“Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në vend dhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Ky është një problem botëror, rasti kur Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni për shkak të akteve të turpshme të Edi Ramës ndaj një zyrtari shumë të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. PD ndërkohë do krijojë komision hetimor me qëllim bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane për zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur të gjithë botën e lirë. PD do mbledhë dhe do dërgojë të gjithë informacionin“, tha Berisha.