Ish-drejtuesja e prokurorisë së Dibrës Prokurorja Esmeralda Cami (Keshi) është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 133 vota. Cami sfidoi prokurorin e Prokurorisë për krime të rënda Vladimir Mara duke kryesuar me 24 vota. Prokurori i çështjes Tahiri mori 109 vota. Procesi është mbikëqyrur nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
Prokurorja Keshi zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili u shkarkua më 31 korrik të këtij viti nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për shkak të kriterit pasuror.
Në asamblenë e përgjithshme të prokurorëve kishte gjithsej 253 vota, nga të cilat 242 ishin vota të vlefshme dhe 11 u shpallën të pavlefshme. Ndërsa Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela nuk u lejua që të votonte, pasi mbërrit me vonesë.