Debatet dhe tensioni që kanë shoqëruar sot seancën plenare në Kuvend, kanë kaluar dhe kufijtë e etikës, ndërsa gjithçka transmetohej ‘live’ nga media dhe televizionet.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petirt Vasili, është ngritur të marrë fjalën, por kryetari i Kuvendit Ruçi nuk e ka lejuar, sepse po shkelte rregulloren.
Në këtë moment ka ndërhyrë nga salla deputeti socialist, Ulsi Manja, i cili ka pasur një diskutim me fjalë fyese me Vasilin.
DEBATI
Berisha: Hajde dil përballu, dil përballu. (I drejtohet Ruçit)
Ruçi: Berishë sa herë ka qenë nevoja për tu përballur jemi përballur, po lëri këto tani.
Vasili shkon drejt foltores dhe nis të flas, por ndërpritet nga Manja.
Vasili i drejtohet Manjës që flet nga vendi: “Rri ore atu mos na çaj t*apin, ulu mos na çaj b*thën. Ulu do na tregosh sallën në Kuvend, ore po ik, po rroj me frikën tënde unë”.