Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga presidenti Ilir Meta.
Gjonaj ka sfiduar publikisht Metën duke i thënë se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht.
Sa për kërkesën për dorëheqje, Gjonaj ironizon duke i treguar se ka në dorë vetëm të tijën.
”E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua;
një marrëzi e radhës, po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike!
Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj.