Nga Keti Bazhdari
Ilirya, Iliryan empire! Iliric or Albanian language! Nga Epiri deri afer Triestes flitej ajo gjuhe qe flasin sot shqiptaret. Autoktone, indoeuropiane. Gjuhe e mbrojtur me pene e gjak! Mbetjet e nje perandorie qe nuk dihet ku fillonte, as ku mbaronte, por qe sot shtrihen ne me pak se 40 mije km2.
Aspak per fajin tone!
Historia e dokumentuar nis me sulmet dhe pushtimet romake, edhe pse sot pasardhesit e tyre i kemi fqinjet tane te paqte e qete, super kreativ, te cileve shkojme t’iu bejme punet me te veshtira, qe vete s’kane interes. Dhe i bejme aq mire, sa mezi presin te na kene ne cdo kantier pune… . 5-6 shekuj me vone dynden sllavet e jugut nga Uralet. S’iu pelqen pasardhesve te tyre ky fakt, por kjo eshte historia. E verteta! Zaptuan cfare e sa munden. Atehere kur Iliria kishte perandori te udhehequr nga nje grua dhe shume e sukseshme, paraardhesit e ketyre fqinjve tane lindore ishin akoma ne metamorfozen e ngjizjeve barbare dhe e kote ta diskutojme, sepse nuk ishin te vetmit. I referohemi 2000 vjete perpara. Kur ne kishim, keshtjella, anije, kaloresi, vikinget ishin akoma ne shpella… . Po pse jo Spanja e Hollanda cfare ishin para 2000 vjeteve?! Kjo jo per t’u mburrur me ate cfare kemi qene, por historia e ka per detyre te merret me kete pjese dhe historia eshte gjuha qe flasin shtetet. Ne nuk jemi rastesisht keta qe jemi. Nuk eshte e paditur apo pa interes per shume shtete te Europes kur behet fjale per integritetin e tyre, qe te na zgjasin doren e bashkepunimit dhe te na kerkojne vazhdimisht pozicionimin ne anen e tyre, por sa here behet fjale, per integritetin tone, shtrirja e dores kthehet ne sfide me vete. Thua ajo dore do te hape kutine e Pandores.
Kjo nuk do te thote qe po luajme viktimen e as po lypim meshire! Por patjeter qe duhet te na e njihni sakrificen ne shekuj, si nje komb qe mbijetoi sa e si mundi ne nje vendtakim korrentesh te ashpra qe fryejne nga dy anet e botes. Nuk eshte faji i jone qe ndodhemi ketu, nuk kemi pushtuar as shtyre 1 cm askend nga vendi i vet, nuk eshte faji i jone se 500 vjet perandoria otomane u gervadh e shpesh u bjerr ketyre trojeve. Ne kemi nje hero kombetar te cilin pervecse e vleresoni sot neper muze fuke ia ruajtur edhe sendet e tij personale, dikur e nderuat me cmimin “difensore impavido della civiltà occidentale”, “ mbrojtesi i patrembur i civilizimit perendimor”. Sepse 25 vjet me rradhe ai me 20000 shqiptare te tjere, katragjysherit tane mbrojten kete porte te perendimit me gjoks. Nje ushtri thujse modeste i beri balle qindra mijra vetave te ushtrive te dy sulltaneve, ku here e trathtonte Venezia e here mbreti i Serbise, te cilet flirtonin me otomanet sipas orekseve te momentit, e pavaresisht kesaj, ne prape s’u dorezuam. Them ne, sepse jemi i njejti gjak dhe sot ne nuk po iu kerkojme te na mbroni ne te njejten menyre e as te na falni 25 vjet nga mundimet e sakrificat tuaja per te na kthyer nderin, por mos na u beni pengese duke marre shkas nga 10 trafikante e disa qeveri te dala nga tranzicioni e varferia absolute, te cilet luftrat e pafundme e pozicioni gjeografik na i imponuan.
Ne jemi te varfer, sepse jetojme mbi male, te izoluar nga cdo lloj tregu i perbashket dhe deri ketu s’ka asgje per t’u habitur. Jemi te varfer sepse sa here qe ne na eshte dhene mundesia, na eshte prere ne ajer, si kesaj rradhe. Na falet tek Bashkimi Sovjetik duke na varrosur per gjysem shekulli cdo ideal te majte e djathte e progresist, se ashtu ju vinte me mbare, me mire te na kishit nen dikature dhe te kontraktonit nje individ per 50 vjet se sa te merreshit me cdo qeveri demokratike qe do nderronte 1 here ne 4 vjet.
Ne nuk po iu kerkojme shpagimin, sepse eshte aq i madh sa nuk kthehet kurre, por mos ngrini duart lart duke aktruar te paperlyerin e duke kerkuar halen ne perpeq, themi ne ne Shkoder( perpeqi nje embelsire tradicjonale qe behet enkas per Pashke, vetem me veze).
S’po ju kerkojme te na beni te pasur, as te na falni gje nga xhepi i juaj, po ju kerkojme shansin e humbur 1000 here dhe eshte e pafalshme qe ju qeverite e vendeve me te zhvilluara ne Europe te flisni me kete gjuhe inati pa gram memorie historike. Individeve iu falet te mos kene memorie, por qeverive jo.
Ne spo iu kerkojme te na merrni ne shtepi edhe pse hapni perdite kuota te reja emigracioni, dhe ndermarrjet tuaja ku t’i gjejne fuqi kaq energjike sa shqiptaret, aq sa po boshatiset Shqiperia nga kerkesa e juaj e stermadhe per krah pune.
Ne po iu kerkojme qe te lini menjane justifikimet me objekt krimin e korrupsionin sepse ngjajne me shume kopertura te nje sotofondi me mizanskena gjeopolitike se sa te verteta te dala nga nje kontekst qe qendron diametralisht i kundert me kete, qe pretendoni. S’ka logjike ne bote qe se kupton se hapja e negocjatave dhe futja ne shina per t’u permiresuar ne baze te disa standarteve e procedurave te percaktura bezdis te paret kriminelet dhe te korruptuarit.
Ne nuk po ju kerkojme te na beni pjese te Europes neser, sepse e dime qe s’jemi gati. Ne po iu kerkojme nje shans te munguar sa e sa here te tjera, sepse duam te behemi me te mire, se ata qe jemi per faj te fatit tone dhe te nderhyrjeve jo te pakta tuajat.
Ka ardhur momenti t’i themi gjerat troc. Duhet ta dini se pervec qeverive tuaja, jane edhe 500 trafikantet shqiptare dhe 1000 pushtetare e ishpushtetare te korruptuar, qe se duan hapjen e negocjatave, pavaresisht si shprehen.
Krimi operon ne terren te erret dhe pa rregulla loje. Jemi ne tjeret, qe e duam, ne shumica derrmuese qe enderruam e besojme te Europa, dhe qe s’ka me arsye te na e ktheni kurrizin dhe te na mbuloni me terr edhe per disa gjenerata tjera, prandaj iu kerkojme qe si Europe e civilizuar te na ktheni borxhin qe na keni!
P.S faleminderit nga zemra gjermaneve dhe Lady Merkel!”