Kuriozitete Europa: Niveli ndotjes së ajrit bie mbi 45 për qind

Europa: Niveli ndotjes së ajrit bie mbi 45 për qind

Ndotja e ajrit ka rënë me mbi 45 për qind, krahasuar me të dhënat e krahasuara nga viti 2019, në disa qytete të Europës si rrjedhojë e masave kufizuese që i kanë detyruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Në Paris ka një rënie të dyoksidit të azotit prej 54 për qind, sipas një studimi të Institutit Meteorologjik Mbretëror të Holandës (KNMI).

Shkencëtarët krahasuan përqendrimin e dyoksidit të azotit për muajin prill të këtij viti me atë të vitit të shkuar.

Ata zbuluan dukuri të ngjashme në disa qytete të unionit, si Madridi, Milano, Roma ku dukej një rënie prej 45 për qind e nivelit të ndotjes së ajrit.

Dioksidi azotit është një përbërës kimik që prodhohet nga aktiviteti industrial, djegia e naftës nga makinat dhe udhëtimet ajrore.

Pasojat e tij mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm tek shëndeti tha Organizata Botërore e Shëndetësinë. Sipas përllogaritjeve të OBSH, 7 për qind e vdekjeve të parakohshme në botë janë si pasojë e ajrit të ndotur.