Kombet europiane po përgatiten për një luftë të gjithanshme në kontinent pasi Ukraina lëshoi raketa të prodhuara nga SHBA në Rusi për herë të parë duke përbërë një kërcënim real për një luftë të gjithanshme.
Sipas një dokumenti prej 1000 faqesh të titulluar ‘Plani Operacional Gjerman’, të bërë publik nga media gjermane “Frankfurter Allemagne Zeitung”, thuhet se Gjermania do të presë qindra mijëra trupa nga vendet e NATO-s dhe do të shërbejë si qendër logjistike për dërgimin e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake, ushqimeve dhe ilaçeve drejt frontit.
Ushtria gjermane po udhëzon gjithashtu kompanitë dhe civilët se si të mbrojnë infrastrukturën kryesore dhe të mobilizohen për mbrojtjen kombëtare, duke parashikuar një situatë në të cilën Rusia zgjeron fluturimet me dron, operacionet e spiunazhit dhe sulmet sabotuese në të gjithë Europën.
Po ashtu, bizneset janë këshilluar të krijojnë plane krize të cilat detajojnë përgjegjësitë e punonjësve gjatë emergjencave dhe do të udhëzohen të pajisen me gjeneratorë me naftë ose të instalojnë turbina me erë për të siguruar pavarësinë energjetike.
Përgatitja e Gjermanisë ndjek shembujt e vendosur nga vendet nordike, ku broshurat dhe emailet tashmë janë dërguar në miliona shtëpi me këshilla për kërkimin e strehimit, grumbullimin e furnizimeve dhe stërvitjen rudimentare ushtarake.
Nënkoloneli gjerman dhe kreu i Komandës së Shtetit të Hamburgut, Jörn Plischke, është një avokat i vendosur i nevojës për t’u përgatitur për një luftë të mundshme në Europë dhe ka nisur një përpjekje për të fuqizuar sektorët industrialë dhe bujqësor të Gjermanisë.
“Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, një luftë konvencionale në Evropë do të ishte e mundur përsëri në pesë vitet e ardhshme”, tha gjenerali gjerman nga Hamburgu, aty ku ushtria gjermane po kryen një stërvitje ushtarake.