Turistët të shumtë kanë udhëtuar këtë fundjavë në Europë, pavarësisht pandemisë COVID-19.
Ndonëse Kroacia ka pasur një rritje të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit, fundjava e parë e korrikut shënoi një rritje të numrit të turistëve të huaj në të gjitha pikat kufitare të vendit, pasi Kroacia çeli dyert për të gjithë turistët më 1 korrik.
Qytetarët e vendeve të BE mund të hyjnë lirshëm pa pasur nevojë për kurrfarë certifikimi, ndërsa ata që shkojnë në Kroaci nga një vend jashtë BE-së duhet të tregojnë një vërtetim se ku do të qëndrojnë apo të programit turistik. Turistët që hyjnë në Kroaci janë të këshilluar që të konsultohen me faqen e internetit të qeverisë kroate për të dhënat më të fundit për sa i përket COVID-19.
Në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë, mijëra turistë kanë pritur për orë të tëra në radhë rreth 15 kilometra të gjata.
Trafiku në pikën kufitare ishte edhe më i rënduar për shkak të kontrolleve të imtësishme nga pala greke, e cila i kërkonte turistëve që të plotësonin një deklaratë mbi statusin e tyre shëndetësor për sa i përket COVID-19.