Bota Europol shkatërron bandën “e dhunshme” ballkanike të drogës dhe armëve të zjarrit

Europol shkatërron bandën “e dhunshme” ballkanike të drogës dhe armëve të zjarrit

Agjencia policore e Bashkimit Evropian Europol ka shkatërruar një bandë të madhe të trafikantëve të drogës dhe armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, njoftoi agjencia.

Operacioni i koordinuar i policisë ndërkombëtare kishte zbuluar se kreu i bandës e drejtonte bandën nga brenda burgut.

Europol tha se 37 anëtarë të një “celule shumë të dhunshme” të arrestuar gjatë hetimit me 15 prej arrestimeve të kryera të mërkurën në bastisje të njëkohshme në Kroaci, Slloveni, Bosnjë- Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani.

Banda drejtohej nga një shtetas i Bosnje-Hercegovinës, i cili aktualisht po vuan dënimin me katër vjet në Itali.

“Hetuesit ishin në gjendje të zbulonin se si ky individ vazhdoi të orkestronte aktivitetet kriminale të bandës së tij nga qelia e tij e burgut”, tha Europol në një deklaratë.

Nga atje, ai besohet se ka lëshuar në mënyrë rutinore urdhra dhe udhëzime për vartësit e tij për çështjet e trafikut të drogës dhe armëve të zjarrit.

Hetimi rezultoi në sekuestrimin e 46 kilogramëve drogë, duke përfshirë kokainë, heroinë, amfetamina, marihuanë dhe hashash, 18 armë zjarri, 500 gramë TNT me detonatorë në distancë dhe 148 00 euro cash.

Gjithashtu u sekuestruan uniformat e oficerëve të zbatimit të ligjit dhe dokumente false identiteti.