Aktorja Eva Alikaj, e ftuar në “Top Arena” , foli ndër të tjera për rolin e saj të famshëm dhe identifikues, atë të Elsës, te “Pallati 176″.
“Mua më jepnin role, por kam dëgjuar më vonë që do e merrte Rajmonda Bulku. Autorja dëshironte që t’ia jepte asaj rolin tim, por nuk e di kush nguli këmbë dhe ma dhanë mua”, u shpreh aktorja.
Më tej, shtoi se edhe pse roli ishte “i varfër”, ajo sërish i dha shpirtin e vet: “Dhe unë e qava atë, s’e bën njeri si unë! Këtë e di! Roli ishte i varfër në fakt, frazat ishin të zbardhura, por isha unë që i dhashë shpirtin tim atij roli. E pashë që pëlqehej nga kolegët e mi dhe vazhdova”!
Nga ana tjetër, Eva zbulon edhe sa u pagua për këtë rol.
“Asgjë më tepër, thjesht rrogën! Sigurisht që isha në kategorinë e parë të rrogave dhe atëherë quhej pagesë e mirë, por për mua nuk kishte kënaqësi më të madhe kur shihja sallën plot dhe njerëzit vinin me aq dashuri dhe sy të hapur, nuk ka të paguar”, përfundoi artistja.