Sport Evertoni i Brojës bëhet me pronarë të rinj, amerikanët e Romës blejnë...

Evertoni i Brojës bëhet me pronarë të rinj, amerikanët e Romës blejnë klubin

Familja Friedkin

Klubi Premier League, Everton, ka ndryshuar pronësi.

Grupi amerikan Friedkin ka blerë shumicën e aksioneve të klubit anglez.

Farhad Moshiri, që kishte shumicën tek Everton-it, i ka shitur aksionet te miliarderi amerikan, Dan Friedkin.

Klubi i Premier League, ishte prej kohësh në shitje, por nuk po mbyllej një akord me të interesuarit.

Grupi Friedkin duhet të shlyejë edhe një borxh prej 600 milionë eurosh, me klubin që shpesh është paralajmëruar për dënim, në lidhje me problemet financiare.

Amerikanët Friedkin kanë në pronësinë e tyre edhe klubin italian të Romës, ndërsa tani do të kenë edhe Evertonin, skuadër ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.