Udhëheqësi konservator i opozitës, Kyriakos Mitsotakis është në rrugën e mbarë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.
Pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe exit poll-et e para, të cilat e nxjerrin Partinë Demokracia e Re të parën.
Sipas tyre, partia e Mitsotakis pritet të marrë 38-42% të votave, ndërsa majtistët e SYRIZA-s, të cilët kanë qenë në pushtet që prej vitit 2015 pritet të marrin 26.5-30.5%.
Exit poll-i, i cili u publikuan në të gjithë televizionet greke duke përfshirë edhe ERT shtetërore thonë se aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL) do të marrë mes 6-8 përqind, përpara Partisë Komunisteve Greke (KKE), që parashikohet të fitojë midis 5 – 7 përqind.
Agimi i Artë parashikohet të marrë 2.8-4.8 përqind, ndërsa partia e themeluar nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis, mendohet të arrijë mes 3 dhe 5 për qindshit.