Partia “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis është fituesja e zgjedhjeve parlamentare të raundit të dytë ditën e sotme në Greqi.
Ky është rezultati i gjashtë Exit Polleve të ndryshme të publikuara nga mediat greke.
“Demokracia e Re” do të marrë 40-44% të votave, duke siguruar pavarësinë që të formojë e vetme qeverinë.
E përkthyer në deputetë në Parlament, 158 ligjvënës.
Ky rezultat konsiderohet fitore historike e “Demokracisë së Re” të udhëhequr nga Mitsotakis.
Ndërsa Syriza e Alexis Tsipras parashikohet që të marrë nga 16.1 % deri në 19.1% të votave ose 45 mandate deputetësh në Parlament.
Koalicioni Pasok/Kinal pritet që të marrë 10-13%.