Nga Luan Laze*
Kam respekt per ata qe nderojne Shqiperine.
Njeri prej tyre eshte Fabian Duro. Nje kafe me te me shijoj shume.
Aq me teper qe talenti nga Shqiperia eshte nipi, djali i vajzes, te mikut tim te ndjere, aktorit te pare ne rolin e Colit te “Debatiku”, Gjyshi i tij dikur na dhuroi nje rol te paharruar, ndersa tani nipi, nderon flamurin dhe Shqiperine kudo.
32-vjecari ne foto, eshte ai qe performon stil i lire me top futbolli ne cdo takim nderkombetar me flamurin kuq e zi. Pjesen tjeter te kohes e kalon duke ushtruar kete mjeshteri per te jetuar. Jane te rralle ata magjistare qe luajne me topin ne kete menyre. Fabian Duro renditet tek me te miret ne bote. Padyshim ne Shqiperi eshte i pari dhe i vetmi profesionist.
Mynihu eshte qendra ku jep shfaqet ai. Ky vend e beri shume te njohur.
Nje nga ditet, qindra njerez kureshtare, shikonin veprimet spektakolare te Fabian Duros. Po ate dite ne Youtube hidhet nje video te shfaqjeve te tij.
Ishte traineri i dyte i Bajernit qe ndoqi, e filmoi dhe e hodhi aty. Me pas vjen ftesa per te klubi i famshem. Emocione te medha per kete djale te brishte e plot ndrojte. Por gezimi ishte i madh. Ja ben ftesen vete klubi me i madh sportiv i Gjermanisë!
Carlo Ancelotti i kerkon te mos u tregoje lojtareve se cfare dinte te bente. Fabiani pranoi surprizen qe trajneri do i dhuronte futbollisteve te tij. Ashtu ndodhi.
I rrethuar nga ata, trajneri shquar, u drejtohet:
-Shikoni cfare di te bej ky djalosh me topin. Nese do i beni edhe ju, e keni te sigurte vendin ne formacion.
Dhe vertet.
Fabiani i mrekullon ata ne perdorimin e topit.
Per cudi, me pas, jane ata qe duan nje foto me djalin shqiptar. Gezimi i Fabianit eshte i madh. Te gjithe duan te kene foto me te famshmit e futbollit. Ndersa ne kete rast, jane ata qe duan foto me shqiptarin, Fabian Duro!
Futbollistet kane aftesi tjeter ne fushe. Ate qe ekzekuton Fabian Duro ata, pothuaj e kane te pamundur. Bejne edhe gola, por jo mjeshteri te ketij niveli. Fabiani yne, ben ate qe asnje futbollist nuk e ben dot. Prandaj e ftuan, e admiruan, e duartrokiten dhe e respektuan pafund. Sepse mbi te gjitha futbollistet e atij klubi, jane njerez te qyteteruar e me kulture. Nuk kane xhelozi per aftesine e nje te riu i cili ben ate qe ata nuk bejne dot. Qofte ky edhe shqiptar.
Shkruajten edhe mediat gjermane per Fabianin.
Do mbetet nje takim i bukur dhe i paharrur ai me futbollistet e klubit me te madh gjerman me histori, ne arenen boterore.
Asnje shqiptar nuk ka mbledhur rreth vetes dhe ti mahnise, aq njerez te famshem, sa mblodhi talenti i vecante Fabian Duros.
Dhe cilet? Futbollistet me te medhej te Gjermanisë!
Dhe ku? Ne shtepine e tyre, ne klubin e famshem, me ftese te drejtuesve te tyre.
Fabiani eshte nje nga djemte me te urte e modest qe njoh. Ai nuk mburret per ate qe ben. Por une dua te di me shume.
Ne fund me tregon se, per performuar ne sheshet e Mynihut ka leje nga Bashkia e qytetit. Paguan 40 euro takse javore dhe ushtron mjeshterine me top tre here ne jave, plus te dielen.
Fiton sepse shikuesit e shperblejne. Jo vetem ne qytetet gjermane. Pothuaj ne cdo kryeqytet te rendesishem europian, Fabiani eshte duartrokitur dhe shperblyer.
Keto dite ndodhet ne Tirane. Ai i takon te gjithe miqte e gjyshit tij, Shpetimit. Midis tyre edhe mua.
Ajo cfare e shtyu te vinte ne Shqiperi, ishte varri i gjyshit tij te dashur. Sapo e ndertoi, ashtu si e meritonte. Sepse nipi eshte mirenjohes dhe nuk e harron kurre gjyshin e tij qe e donte aq shume e mburrej me me te.
Vlerat njerezore te gjyshit i ka trasheguar edhe nipi.
Ashtu si Fabiani eshte mirenjohes per gjakun e te pareve ketu, ashtu edhe ne i jemi mirenjohes per nderin qe i ben flamurit dhe Shqiperise.
Faleminderit Fabian, suksese dhe fat kudo te ndodhesh.
*Marrë nga profili i Luan Lazes në Facebook