Përdorimi i “Facebook” duket se po bie ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse sipas një studimi thuhet se, për herë të parë në gati një dekadë, më pak se gjysma e adoleshentëve atje vizitojnë rrjetin social facebook, të paktën një herë në muaj.
Tanimë duket se të rinjtë po preferojnë më shumë “Snapchat”-in për shkak të filtrave të tij, ndërkohë numri i përdoruesve mbi 55-vjeҫ po rritet në Facebook.
Shifrat e sakta të përdoruesve të rrjeteve sociale dhe grupmoshave, do të publikohen në fund të muajt nga një kompani në New York.