“Facebook mund të konsiderohet një përshpejtues i shkatërrimit të shoqërisë tonë?”. Përballë kësaj pyetje, Mark Zuckerberg, CEO dhe themelues i platformës, hezitoi për pesë – sekonda – të gjatë. Më pas tha se beson te demokracia dhe se shpreson që ky besim të mos tradhtohet. Pyetja dhe përgjigjja ndodhën gjatë programit “Axios on HBO”.
Zuckenberg u pyet për të ardhmen e krijesës së tij, i akuzuar për përhapje mashtrimesh dhe mendimesh ekstremiste.
Si do të gjykohet Facebook nga historia? Me 2.5 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, a mund të luajë vërtet një rol në “shkatërrimin” e shoqërisë?
“Ajo që ne bëjmë, dhe ajo që unë mendoj se e bën në përgjithësi Interneti, është për të fuqizuar individët. Facebook u jep njerëzve më shumë zë për të ndarë përvojat e tyre”, tha Mark Zuckerberg.
Sakaq Zuckenberg dhe Facebook i kanë shpallur luftë informacioneve të rreme në lidhje me koronavirusin, por gjithsesi duket mjaft e ndërlikuar për të klasifikuar atë që është e saktë dhe e gabuar.
Zuckerberg pranoi se kishte disa probleme: “Nëse dikush dëshiron të ndajë një rast në të cilin vaksina ka bërë dëm ose nëse dikush dëshiron të tregojë se ata janë të shqetësuar për vaksinën, është e vështirë nga këndvështrimi im të them se këto mendime nuk duhet të shprehen.”