Rrjeti social Facebook pësoi një goditje një ditë më parë, e cila u cilësua si më e rënda përgjatë gjithë ekzistencës së këtij rrjeti social, raporton CNN.
Për më shumë se dhjetë orë, Facebook u bë i paaksesueshëm nga miliona përdorues, për shkaqe ende të panjohura.
Përmes Twitter-it, Facebook njoftoi gjithsesi se nuk ishte një sulm hakerësh.
Gjithashtu, probleme të mëdha patën dhe Instagram, Whatsapp dhe Messenger.
Këto janë aplikacione në pronësi të Facebook.
Herën e fundit Facebook kishte probleme të tilla të mëdha, tha BBC, ishte në vitin 2008.