Në përgjithësi, ata që lexojnë rregullisht horoskopin e kanë një ide se cilat janë karakteristikat e secilës shenjë, por ne duam të njohim më shumë prej tyre; fakte që realisht ekzistojnë, veçori që shenjat kanë, por që nuk thuhen me zë të lartë, ndoshta sepse janë disi të fshehura.
DASHI
– Ata kërkojnë gjithmonë dashuri.
– Janë të zgjuar.
– Nuk u intereson shumë për ndjenjat e të tjerëve.
– Nëse i gënjen, i ke humbur.
– Qajnë shumë.
– Flasin shumë dhe shpesh bëhen të lodhshëm.
– I bëjnë njerëzit t’i besojnë.
– Nuk dorëzohen lehtë.
– Lëvizin shumë duart kur flasin.
– Kafshojnë shumë buzën.
DEMI
– Në pamje të jashtme duken shumë të qetë, por në fakt janë shumë nevrikë.
– Nuk e humbin kontrollin asnjëherë.
– Nuk kanë besim tek asnjë.
– Nëse do t’i lëndosh, prit më të keqen prej tyre.
– Kanë shumë ndjeshmëri për personat që duan.
– Janë miq shumë të mirë.
– Janë shumë selektivë kur vjen fjala për personat me të cilët kalojnë kohën.
– Janë moskokëçarës.
– Ju përqafojnë vetëm kur keni ditëlindjen.
BINJAKËT
– Shumë emocional.
– Dinë shumë, por nuk tregojnë.
– Nuk duan t’ia dinë për gjumin.
– E kanë shumë bezdi kur situata bëhet e mërzitshme.
– Janë egocentrikë.
– Nuk e kanë kurrë gabim.
– Ata i shprehin ndjenjat në shumë forma, por kurrë me fjalë.
– Shpesh keqkuptohen.
– I mbulojnë ndjenjat e tyre me humor dhe indiferencë.
– Bëjnë këdo që të qeshë.
– Janë shumë të ndjeshëm, por do t’ju duhet kohë t’ua kuptoni këtë veçori.
– Kanë shumë pasiguri.
– Truri i tyre është gjithmonë i ngarkuar.
GAFORRJA
– Mund të kujtoni se ju duan, por në fakt jo.
– Ata nuk dinë si t’i menaxhojnë ndjenjat.
– Bëjnë shumë drama.
– Mund të jenë shumë egoistë në raste të caktuara.
– Të paparashikueshëm.
– “Më lër rehat, por më jep vëmendje” – motoja e tyre.
– Celulari është pjesë e trupit të tyre.
– Janë shumë familjarë.
– Bëjnë shpesh viktimën.
– Japin këshillat më të mira, por nuk i zbatojnë.
– U qeshin të gjithëve.
– E vrasin shumë mendjen për të tjerët.
– Ata i duan shumë fëmijët.
– Nuk i lënë të tjerët t’i kuptojnë, ndaj shpesh keqkuptohen.
LUANI
– Kanë ide të qarta mbi jetën.
– Vlerësojnë shumë moralin.
– Kanë nevojë për konfirmim të vazhdueshëm.
– Nëse u bën 1 gjë, ta paguajnë me 10.
– Ju kuptojnë se çfarë doni prej tyre.
– Tallen me pasiguritë e të tjerëve.
– Bëjnë gjëra të mira për njerëzit, edhe pse nuk kanë qejf t’i thonë.
– Mund të jetojnë vetëm dhe nuk e kanë problem.
– Flasin me vete kur askush s’është pranë.
– Kanë pasiguri, edhe pse nuk duket.
– Janë të çmendur në shtrat.
– Në shumicën e rasteve fitojnë.
– Nuk duken kurrë sikur janë të ndjeshëm në sy të të tjerëve, por në të vërtetë janë.
VIRGJËRESHA
– Duken gjithmonë sikur duan të vrasin dikë.
– Lexojnë gjëra të çuditshme.
– Janë shumë të dedikuar dhe të ndihmojnë kur keni nevojë.
– Bëhen me nerva kur gjërat nuk janë bërë ashtu siç duan ata.
– Janë diku në mes introvertit dhe ekstrovertit.
– Kur nuk të duan më, s’të flasin fare.
– Nuk e durojnë dot kur të tjerët bëhen me nerva me ta, edhe kur është faji i tyre.
– Nuk e tregojnë lumturinë me entuziazëm.
PESHORJA
– Janë gjithnjë të dashuruar.
– Dëgjojnë muzikë të dobët.
– Shumë emocional.
– Nuk dinë asnjëherë se çfarë ndodh vërdallë.
– Bëhen të çuditshëm kur nuk janë rehat.
– Kanë gjithmonë mendime të mira për njerëzit.
– Janë kreativë.
– Skuqen shpejt.
– E kanë të vështirë të thonë jo.
– Lodhen shumë sepse duan që të gjithë të jenë të lumtur.
AKREPI
– Duan të duken si të fortë, por në fakt janë qaramanë.
– Kanë një mendje shumë perverse.
– Ata kanë hobi që i mbajnë sekret, pa i thënë.
– Ata vdesin të ndihen të dashuruar.
– Ofendohen shumë shpejt.
– Janë të frikshëm kur janë me nerva.
– Janë shumë tipa protektivë për njerëzit që duan.
– E urrejnë kur i injoroni.
– Thonë shaka në momentet më të papërshtatshme.
– Kanë një lidhje të jashtëzakonshme me muzikën.
SHIGJETARI
– Mund të zhduken në çdo moment pa thënë asgjë.
– Adhurojnë filmat, shumë!
– Kanë qejf gjumin edhe pse nuk u mjafton kurrë.
– Bëjnë dëme shpesh, por jo aq të rëndësishme ndaj i marrin me të qeshur.
– Nuk e kanë me qejf të kërkojnë falje, por e bëjnë gjithsesi.
– Besojnë se mund të bëjnë gjithçka në mënyrën më të mirë dhe në shumicën e rasteve e bëjnë.
– I kap ndonjëherë mërzia pa pasur arsye konkrete.
– Motoja e tyre: “Nuk duket diçka e mirë, por unë do ta provoj gjithsesi…”.
– Shumë kërkues nga vetja.
BRICJAPI
– Kompleks superioriteti.
– Pëlqejnë shumë festat.
– Përpiqen që t’ju mbyllin gjithmonë gojën.
– Janë të mirë deri në momentin që ju i lëndoni.
– Kur e kuptojnë që e kanë gabim, kërkojnë falje.
– Janë të qetë edhe në situatat më të nxehta.
– Kanë gjithmonë një plan të dytë.
– Për ta pamja fizike është shumë e rëndësishme.
– Kanë disa fiksime të çuditshme.
– Luajnë shumë me këmbët e tyre.
– Kanë nevojë për përqafime, por nuk e kërkojnë hapur.
UJORI
– Zhduken pa arsye.
– Janë të lezetshëm.
– Konfuzohen kur duhet të zgjidhin mes të mirës dhe të keqes.
– Janë të fiksuar me “memet”.
– I dashurojnë flokët e dëborës.
– Pëlqejnë kanabisin.
– Do e kuptojnë kur i gënjeni.
– Humbi shpesh gjërat e tyre.
– Ndiejnë më shumë sesa e tregojnë.
– Janë rebelë.
– Janë më të zgjuar nga sa hiqen.
PESHQIT
– Nuk u pëlqen të kenë përgjegjësi.
– Pëlqejnë më shumë muzikën se njerëzit.
– Pëlqejnë vëmendjen, por jo shumë.
– Nuk pranojnë të jenë opsion i dytë.
– Dëgjues të mirë.
– Mund të bëhen të çuditshëm.
– Janë njerëz me humor.
– E kanë zemrën e madhe, por imagjinatën edhe më shumë.
– Konfuzohen lehtë.