Kuriozitete Falë karantinës, indianët shohin për herë të parë Himalajet nga dritaret e...

Falë karantinës, indianët shohin për herë të parë Himalajet nga dritaret e tyre

Disa kujtonin ende, si një ëndërr rinore, një vargmal gjigand, që zbukuronte me majat e saj qiellin në ditët e kthjellëta dhe plot dritë. Por pjesa më e madhe e banorëve të Jalandharit, qytet indian me 700 mijë banorë në veri të vendit dhe pranë kufirit me Pakistanit, ato male as nuk i kishin imagjinuar ndonjëherë.

Por karantina globale që ka prekur tashmë edhe Indinë, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e koronavirusit, ku pjesa më e madhe e industrive është mbyllur, ashtu si dhe trafiku i makinave dhe aeroplanëve, ka ndryshuar tërësisht pastërtinë e qiellit në atë vend.

Një foto nga qyteti indian bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar banorët që mblidhen të heshtur duke soditur vargmalin e Himalajës, që ndodhet rreth 300 kilometra nga ai qytet. Diçka e tillë, sipas më të moshuarve kishte ndodhur më shumë se 30 vite më parë.

Sipas studimeve në Indi, që mban rekordin famëkeq e 21 prej 30 qytetet më të ndotura në botë, vendi ka patur në 17 ditët e fundit, 16 ditë me cilësi të mirë ajri, ndërkohë që vitin e kaluar në të njëjtët ditë, nuk kishte asnjë.

Vendi me 1 miliard e 300 milionë banorë deri në këtë moment ka patur rreth 6 mijë raste dhe 180 të vdekur, por autoritetet shëndetësore kanë frikëse një përhapje e virusit mund të shkaktonte një tragjedi të paimagjinueshme, veçanërisht në lagjet më të varfra dhe të mbipopulluara.