Kryesore “Faleminderit për mikpritjen”, Yuri Kim largohet nga Shqipëria (VIDEO)

“Faleminderit për mikpritjen”, Yuri Kim largohet nga Shqipëria (VIDEO)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është duke u larguar pasditen e sotme nga Shqipëria. Konfirmimin e ka dhënë vetë ajo në faqen e saj në Instagram, teksa ka postuar nga aeroporti edhe foto gjatë takimeve të saj në çdo cep të vendit tonë, gjatë qëndrimit të saj mbi 3-vjeçar.

Në postimin e saj ajo falënderoi shqiptarët që e mikpritën dhe u këshilloi që këtë t’ia tregojnë edhe ambasadorit të ardhshëm amerikan.

“Po e postoj këtë nga aeroporti, ndërsa bëhem gati të fluturoj nga Shqipëria në fund të detyrës sime. Me krenari them që vizitova të 61 komunat dhe takova mijëra shqiptarë, të cilët më përshëndetën me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së të njëjtën mirësi dhe mikpritje. Faleminderit e mirupafshim!”, shkruan Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)