Mijëra gra dhe vajza të akuzuara si shtriga në Skoci, do të falen së shpejti, 300 vite pasi janë ekzekutuar.
Të gjitha gratë dhe vajzat e akuzuara për takime me djallin dhe krijim stuhish në det për të mbytur anijet e mbretit James VI, nga viti 1563 deri në vitin 1736, do të konsiderohen të pafajshme.
Mendohet se nga rreth 4000 gra të akuzuara si shtriga, gjysma janë ekzekutuar. 85% e tyre kanë qenë në moshë fare të re.
Sipas “Sunday Times”, nisma e Shtrigave të Skocisë, një grup që propagandon faljen e viktimave, kërkesën e ndjesës nga ana e qeverisë dhe ndërtimin e një monumenti për këto gra e vajza, do të kalojë shumë shpejt në Parlament për miratim.