Prokuroria e Elbasanit ka dokumentuar shkencërisht se personi i vrarë, më 15 dhjetor të vitit të shkuar, me armë zjarri brenda burgut të Peqinit është shtetasi Arben Lleshi.
Nevoja për identifikimin e Lleshit lindi për shkak të pretendimit të familjarëve se i vrari nuk ishte i afërmi i tyre.
Për këtë shkak, Prokuroria e Elbasanit dhe IML kryen identifikimin përmes gjurmëve të gishtërinjve.
Rezultatet i janë bërë me dije edhe familjarëve të Arben Lleshit. Trupi i pajetë i tij vijon të qëndrojë prej më shumë se 5 muajsh në morgun e QSUT, pasi nuk është tërhequr nga familjarët.