Familjarët e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij dhe kërkojnë lirimin e tyre.
Ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO dhe pritet hidhja e shortit për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Kërkesa për lirimin e pasurive të Martinajt dhe familjarëve të tij, do shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.
Rreth një muaj më parë, me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e tij dhe familjarëve, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal. Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.
Pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.