Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, së bashku me rindërtimin e vendit, filloi të rimëkëmbej, jo vetëm ekonomia e vendit, por edhe të çdo familjeve shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe ato memaliote.
Të gjithë punonin shumë, duke u përballur me vështirësi nga më të ndryshmet, për të fituar të ardhura, të cilat do t’i përdornin për të blerë orenditë e nevojshme, që i duheshin një familje. Një prej këtyre orendive, ishte edhe makina qepëse.
Në atë sistem kjo orendi vlerësohej shumë, pasi me përdorimin e tyre nga amvisat, ato ndihmonin, jo vetëm familjet e tyre, të afërmve, komshinjve, por dhe më gjerë. Ato andronin rroba, qepnin çarçafë, cipa jorganësh, dyshekësh, këllëfe jastëkësh, perde, peceta dhe mbulesa tavolinash, jorganësh, shami higjienike, pece për minatorët kur vishnin çizmet prej llastiku, …etj.
Nga amvisat memaliote, që kishin makina qepëse në familjet e tyre, janë: Fatime Divindari, Zenepe Goga, Tajane Malka, Hakije Xhemali, Xhiko Kuçi, Mirvete Mustafaraj, Dinore Beqiri, Merushe Halili, Magdhalin Dhespo, Mjaftoni Guca, Bukurie Peri, Mirvete Mema, Xhevrie Haxhiaj, Zerdeli Deshiku, Zenepe Ziaj, Fatime Muçi, Marianthi Liti, Zengjine Ismailati, Athina Puto, Veno Hoxha, Fotini Telo, Samato Muçi, Marianthi Karalliu, Alie Nika, Eftali Vongo, Androniqi Çaçi, Sose Kanani, Lutfie Kuçi, Hatie Merdani, Teuta Abazi, Flora Goga, Xhevaire Ceka, Thëllëza Mamaj, Urani Malka, Kostandina Kondo, Xhevo Sinodemi, Kalopi Dine, Xhemo Hoxha, Razie Telhai, Haire Kanani, Mbete Çela, Liri Sinodemi, Pashako Golemi, Thalie Pano, Safo Zhupa, Hamide Sadiku, Shemo Guma, Liri Dogani, Shaniko Bega, Liri Gjoka, Shpresa Vasili, Sanie Telhai, Nimete Divindari, Jorgjie Dhima, Virgjinia Rajdho që e njihnin me emrin, Vergulla, Envathi Kano, Ftiko Çami, Afërdita Mema, Anastasi Cui, Refie Hamzai, Sofie Guca, Meleqe Guca, Gjeorgji Çami, Thiano Strakosha, Hysnie Bejkollari, Lumturi Çumani, Dhoksi Nano, Anastasi Nasi, Donika Nikolla, Liri Muçi, Zenepe Lulo, Eleni Qesko, Fatime Ndreu, Azbie Molla, Medine Ruka, Lavdije Hyseni, Qibro Mirta, Shpresa Mirta (Goxhaj), Hëna Murati, Hava Shehu, rumunia, Katerina Ivashku (Nuellari), Ervehe Bijo, Fize Qendri, Mejtime Shehu, Çezarina Xheli, Xhuke Kanani, Suzana Mullaraj, Margarita Puto, Anastasi Kristo, Vito Kristo, Qerime Beshiku, Fatmira Çeliku, Bajame Shehu, Polikseni Ciko, Dhurata Dana, Violeta Kadena, Fatiko Merkohasani, Lumturi Çuçi, Eva Thomai, Farie Shehu, Merushe Shehu (e familjes së Muharrem Shehut), Fatmira Mema, Ervehe Malka, Fatime Caushi, Qerime Muçollari (Hoxha), Elona Muçollari (Shega), Hatixhe Grilli, Shano Çaçi, Manushaqe Karafili, Bajame Mirta, Vito Gjoka, Kasjani Gjoka, Manushaqe Kallëmbi, Drita Balliu, Ada Balliu (Caushi), Nexhmije Haxhiraj, Sulltana Haxhiraj, Lulëzime Mirta, Kajame Mala, Koçina Todhe, Ollga Gjokthomi, Evrinomi Alite, Vereka Peri, Qerime Shehu, Vasjeko Sala, Eleni Malka, Eli Basho, Ftiko Basho, Shega Ajdini, Patra Ifandi, Zonja Dosti, Sose Çumani, Afro Bello, Mbete Mata, Elisabeta Malka, Melpo Karalliu, Shaniko Çibuku, Hasime Sinomati, File Goxhaj, Drita Goxharaj, Bedrie Kanani, Valentina Kondo (Dule), Betulla Pacani, Sofie Bifsha, Eli Angjeli, Farie Vela, Vasjeko Mustafaraj, Hane Zhupa, Ervehe Lala, Mjaftoni Lulo, Zogo Kristo, Mjaftoni Mala, Liri Muçobega, Fetnie Shehu, Liri Visha, Bejeko Hoxha, Kalopi Kadena, Dallëndyshe Sadikaj, Sose Bushi, Nalie Beqiri, Paqo Merdani, Vanthi Vlashi, Sulltana Karafili, Vojsava Hita, Neslie Goxhaj, Shaniko Varfa, Fatmira Dana, Eresmie Xhelita, Mano Mamaj, Sofie Gjika, Liri Muzha, Fatime Meta, Zuke Kallëmbi, Luljeta Ismailati, Tefta Seferi, Myfyde Shehu, Nafie Muskaj, Eleni Shehu (nga Dropulli), Lumturi Shena, Irini Nikolla, Xhevo Dedgjoni, Eleni Basho, Fotini Ceka, Betulla Boni, Trëndelina Zhupa, Olimbi Gjika, Kasjani Sfeci, Mbarime Caushi, Violeta Gjokthomi, Shega Kapllani, Kostondina Cui, Vasilika Cui (Telhai), Miranda Ndreu, Teuta Telo, Shaqe Hyseni, Afërdita Muka, Athina Merdani, Mbarime Kallëmbi, Xhuljeta Kallëmbi, Violeta Suljoti, Hëna Ballaxhiaj, Marjana Lalaj, Majlinda Hajnaj, Irini Çami, Stefano Gjici…etj. Ndërsa në Memaliaj në kodër, makinë qepëse kanë patur, Ganimete Hoxha, Danie Hoxha, Shkëndie Dedgjoni, Haxhire Jaupi, …etj.
Padyshim që do kemi harruar edhe shumë emra të tjerë, pasi makina qepëse, kishte pothuajse çdo familje memaliote.
Nga komentet e disa bashkëqytetarëve, mësova disa detaje, të cilat po ja bashkangjisim këtij shkrimi, si më poshtë:
Mimoza Halili: “Shtëpia ime, kishte makinë qepëse, të markës “Minerva”. Atë e përdorte mamaja ime, Merushja dhe ne, për nevojat e familjes”
Foto Gjerko: “Makinë qepëse ka patur edhe familja jonë. Ishte kineze e markës “Butterfly” (Flutura), me mobël të gdhendur.”
Leonora Ceka (Qesko): “Në familjen tonë, makinën e parë qepëse, e kemi patur gjermane, të markës “Naumann”, ndërsa makinën tjetër e kishim kineze, të markës “Butterfly”.”
Agron Guca: “Mamaja ime, Mjaftoni Guca, ka patur makinë qepëse qysh në vitin 1962. Atë e ka sjellë vëllai im, Shemsi Guca, në kohën kur studionte për inxhineri-mekanike, në Leningrad.”
Bilbil Meta: “Në Memaliaj kodër, makinë qepëse ka patur, Xhikua nëna e Sinan Çelës. Makina qepëse është e ardhur nga Izmiri, në vitet 1936-37. Më pas këtë makinë e ka blerë, Zenepe Ziaj.”
Mira Lala (Vela): “Tek familja jonë, kishim makinë qepëse gjermane të markës, “Kuczniks”. Sot këtë makinë, e kam unë në shtëpi.”
Natasha Divindari (Gjoroveni): “Qysh nga viti 1960, familja jonë ka patur makinë qepëse me dorë të markës gjermane “Kohler” dhe atë e përdorte mamaja ime, Fatime Divindari.”
Valentina Xhemali: “Kur kam qenë 10-vjeçe, mbaj mend mamanë time, Hakije Xhemalin, e cila më ka qepur një fustan, të modelit “Kllosh”, siç quhej në atë kohë. Kur e kam veshur për herë të parë, jam rrotulluar aq shumë nga emocionet, saqë kur ndalova, mu morën mend dhe jam rrëzuar përtokë. Në shtëpinë tonë, kemi pasur dy makina qepëse: një ishte gjermane të markës “Kohler” dhe tjetra amerikan të markës “Singer”.”
Fize Malka (Qendri): “Mondi, në shtëpinë tende, keni patur dy makina qepëse në të njëjtën kohë. Një ishte kineze e markës “Butterfly” (Flutura), me mobilie të gdhendur, që e keni blerë shumë herët dhe tjetrën të markës “Naumann” gjermane, të cilën e keni blerë në mesin e viteve 1980-të. Të parën e ka përdorur mamaja juaj, Zengjinia, (e cila është edhe motra ime e madhe), pastaj e keni përdorur ju, pasi mësuat të prisnit dhe të qepnit. Ndërsa më vonë kam marrë unë, Erveheja dhe Elisabeta Malka. Motra tjetër, Alie Malka (Nika), kishte makinë në shtëpi të markës, “Butterfly” dhe ka qenë specialistja më e mirë. Makinë qepëse kanë patur edhe Magdhalini Dhespo, Mirvete Mustafaraj, Nimete Divintari, …etj, të cilat kanë qenë specialiste shumë të mira. Më herët, makinë qepëse në shtëpi, ka patur Batua.”
Mari Bega: “Makinë qepëse në shtëpi, ka patur mamaja ime, Liri Muçobega. Makina ishte e markës “Naumann”, gjermane. Poashtu edhe vajza e hallës time, Liri Visha, e cila edhe sot vazhdon të punoj po me makinë qepëse, në shtetin Grek.”
Marsela Dashi: “Edhe babai im, Agim Haxhiaj, ka patur makinë qepëse amerikane të markës “Singer”. Mbaj mend kur ai na qepte rrobat tona.”
Liri Mullaraj (Beqiraj): “Dinore Beqiraj, kishte makine qepëse me dorë dhe ja mësoi edhe nipit të saj, Ferdinant Beqirit, i cili më vonë bëri kurs për rrobaqepës. Gjyshia ia fali makinën në fillimet e punës së tij. Ferdi ka punuar edhe në rrobaqepësinë e qytetit të Memaliajt, i specializuar për kostume burrash dhe më vonë punësoi edhe bashkëshorten e tij, Lidën. dhe nusen e tij Lida. Familjarisht, kanë vite që banojnë dhe punojnë në Tiranë.
Angji Zhupa: “Në ato vite edhe familja jonë, ka patur makinë qepëse gjermane, të markës “Kohler”, por ishte me punim me dorë dhe atë e përdorte mamaja ime, Safo Zhupa.”
Fatos Hita: “Makinë qepëse kisha dhe unë në shtëpi, të cilën e punonte bashkëshortja ime, Vojsava Hita. Makinën e markës “Singer”, e kemi blerë në vitin 1980-të, tek Kinkaleria, kur punonte shitëse, Flora Bushi.”
Sokol Mamaj: “Makinën tonë qepëse, e kemi patur të markës “Luiznik”, të cilën në fillim e përdorte mamaja, Thëllëza Mamaj dhe më pas e mori i vëllai jonë, Gëzimi, të cilën e ka edhe sot.”
Edmond Ismailati
Maj 2022