Drejtuesi i këtij mjeti mund ta konsiderojë veten me fat.
I dehur në timon mbrëmjen e së mërkurës u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën transballkanike në Vlorë.
Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool dhe ka humbur drejtimin e mjetit.
Vetë ai ka shpëtuar me lëndime të lehta, por dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.