E ka të vështirë Sarah Boyle që të përjetojë si fat apo fatalitet atë që i ka ndodhur.
Ajo po kalon në fakt një shok kur pasi u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016 nga mjekët e saj, më vonë rezultoi se hiç nuk kishte patur sëmundjen fatale.
E kjo pas shumë seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale.
“Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer, e më pas, duke kaluar nëpër të gjitha trajtimet dhe operacionet për të më thënë se ato ishin të panevojshme”, tha 28-vjeçarja.
Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar Stoke Royal, pësoi dhe traumë psikologjike.
“Edhe pse asgjë nuk e ndryshon atë që kalova, kam gjithsesi nevojë për disa përgjigje në lidhje me ndodhi, për tu siguruar që askush tjetër të mos e pësojë si unë”, tha Sarah.
Ajo ishte 25 vjeç kur mjekët gabimisht diagnostikuan kancerin e saj pas lindjes së fëmijës së parë.
Doktori i saj, dr. Narayanan, u informua më vonë se biopsia ishte e pasaktë dhe konfirmoi se ajo nuk kishte kancer. Deri te ky lajm i gëzueshëm, gjithsesi, në tre vjet rresht ajo u ballafaqua më shumë lajme të këqija, gjithnjë nën bindjen se kishte kancer.
E tani nuk di, të gëzojë apo të vuajë, të qesh apo të qajë…