Sport Fatale humbja ndaj Dinamos së Zagrebit, Chelsea shkarkon Tuchel

Fatale humbja ndaj Dinamos së Zagrebit, Chelsea shkarkon Tuchel

Humbja 1 me 0 përballë Dinamos së Zagrebit i ka kushtuar shumë Thomas Tuchel.

Chelsea ka vendosur që të shkarkojë trajnerin pas nisjes së dobët të sezonit.

Blutë e Londrës kanë mbledhur vetëm 10 pikë nga 5 ndeshje gjatë këtij sezoni pavarësisht se në merkaton e verës u harxhuan plot 323 milionë Euro.

Deri më tani, Chelsea ka humbur me Southampton, Leeds dhe Zagreb. Niveli i performancës ka qenë larg perfektes dhe Presidenti i ri i Chelsea, Tod Boehly, vendosi heqjen e gjermanit Tuchel.

Me Blutë e Lndrës, Thomas Tuchel mundi që të hyjë në histori pasi fitoi 1 Champions League, 1 Super Kupë dhe 1 Kupë Bote për Klubet.