Ish-kryeministri Fatos Nano prej shumë vitesh është tërhequr nga jeta publike, duke qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe politike.
Megjithatë sa herë që ai shfaqet gjithmonë ka kureshtje, sidomos nga njerëzit që e kanë ndjekur gjatë karrierës së tij në politikë.
Së fundmi ish-lideri i “Partisë Socialiste” është shfaqur në një restorant në periferi të kryeqytetit me bashkëshorten e tij, Xhoana Nano. “Dosja.al” ka siguruar disa foto nga darka e çiftit të bashkëshortëve dhe në to ata shihen të veshur shumë thjesht. Pavarësisht se Fatos dhe Xhoana Nano kanë vite që nuk shfaqen në media, duket se tek ata nuk ka ndryshuar asgjë.