Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital.
Por kësaj here bëhet fjalë për diçka më të lehtë.
Lideri historik i Partisë Socialiste është shtuar në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë. Lajmin e kanë bërë me dije burime për Dosja.al.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.
Gjendja e tij asokohe ishte e rëndë, por me kujdesin e mjekëve, e kaloi periudhën e vështirë.
Por mesa duket, një incident i ka ndodhur, duke e kthyer sërish në dyert e spitalit.