Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pohoi se është i gatshëm të marrë vaksinën Covid-19 publikisht, sapo ajo të autorizohet nga Shtetet e Bashkuara.
“Do të isha më shumë se i lumtur ta bëja vaksinimin publikisht”, tha Fauci për CBS.
“Kur shkencëtarët thonë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive, unë do ta marr, dhe unë do t’ua rekomandoj të gjithë njerëzve, duke përfshirë miqtë e mi, Presidentin Klinton, Obama, Bush, dhe të tjerët të marrin vaksinën sepse unë do të ndihesha mirë”, shtoi ai.
Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.
Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën.