Bota FBI identifikon autorin e sulmit në Nashville, donte “të shpëtonte botën nga...

FBI identifikon autorin e sulmit në Nashville, donte “të shpëtonte botën nga 5G”

FBI bën me dije se ka identifikuar autorin e sulmit me autobombë në Nashville mëngjesin e Krishtlindjeve, ku të paktën 3 persona mbetën të lënduar, ndërsa u regjistruan dhe dëme shumë të mëdha materiale.

Sipas autoriteteve, autori është 63-vjeçari Anthony Quinn Warner një ish-ekspert kompjuterësh, ADN-ja e të cilit u zbulua në mbetjet e makinës autobombë.

Mediat shkruajnë se Warner donte të mbahej mend si hero për sulmin ndaj kompanisë satelitore AT&T, pasi, sipas tij, teknologjia 5G ishte duke vrarë njerëzimit.

Shumë teori konspirative shpërthyen në lidhje me teknologjinë 5G, menjëherë pasi ajo u prezantua duke e quajtur atë një mjet për të spiunuar amerikanët, apo duke e konsideruar si një përhapëse të koronavirusit.