FBI kontrollon shtëpinë e ish-Presidentit Donald Trump ne Florida. Bastisja nga agjentët dhe hapja e një kasaforte u krye në kuadër të hetimeve për trajtimin e dokumenteve zyrtare nga Trump gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Ai ndodhej në Kullën Trump në New York City në kohën e bastisjes të hënën.
Trump në një deklaratë tha se shtëpia e tij ne Mara-Lago në Palm Beach ishte “pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI”. “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, bastisja e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”. Ai tha se se kjo është një sjellje e pahijshme e prokurorisë për ta penguar atë të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë.
“Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e shkatërruara, të botës së tretë,” tha ai. “Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë. Ata hynë edhe në kasafortën time!”, nënvizoi Trump
Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti nga Mar-a-Lago, disa prej të cilave përmbanin të dhëna të klasifikuara.