Bota FBI: Sulme kibernetike nga Kina për të grabitur vaksinën

FBI: Sulme kibernetike nga Kina për të grabitur vaksinën

Byroja Federale e Hetimit dhe departamenti i Sigurisë së Brendshme në Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim serioz.

“Kina do të zhvillojë me shumë mundësi një sulm kibernetik për të grabitur të dhëna lidhur me kura të ndryshme apo vaksina kundër koronavirusit në institute kërkimore dhe kompani farmaceutike në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Autoritetet amerikane e konsiderojnë kërcënimin të denjë për t’u marrë në konsideratë. Njoftimi ka për synim rritjen e vigjilencës në sektorët që mund të goditen.

FBI-ja thekson se informacione të mëtejshme do të bëhen publike në ditët në vijim, ndërsa në deklaratë nuk ofron asnjë provë për përfshirjen e Pekinit në operacione të tilla.