Sport Federata hakmerret ndaj kampiones së peshëngritjes, Enkileda Çarja mbetet pa palestër

Federata hakmerret ndaj kampiones së peshëngritjes, Enkileda Çarja mbetet pa palestër

Një debat me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ka degraduar deri në atë pikë sa sportistes Enkileda Carja i është mbyllur dera e palestrës “Feti Borova”, ku ajo stërvitej çdo ditë.

Shtangistja, pak ditë më parë, tregoi se nuk kishte marrë mbështetjen nga Federata për të garuar në Kampionatin Europian U20.

Kjo për shkak se mungonin fondet ndërsa akuzoi FSHP-në se po punon me dy standarde.

Enkileda Carja vetëm 16 vjeç është shpallur Kampione e Evropës me 3 medalje të arta për moshat U-15 dhe fituese e disa medaljeve të tjera përfshirë edhe Botërorin e moshave.